E enjte, 22 Maj, 2025
22.8 C
Skopje

Sofia dhe Muhamed, emrat më të popullarizuar për foshnjat në Berlin gjatë vitit 2024

Emrat më të zakonshëm që u janë vendosur foshnjave në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin, në vitin 2024 kanë qenë Sofia dhe Muhamed, transmeton Anadolu.

Shoqata e Gjuhës Gjermane (GfdS) në Wiesbaden njoftoi se Muhamed ka qenë emri më i shpeshtë që u është vendosur djemve në Berlin në 6 vitet e fundit ndërsa vitin e kaluar, Sofia dhe Muhamed ishin emrat më të shpeshtë që u janë vendosur foshnjave.

Ndërkaq, emrat Sofia dhe Noah vazhdojnë të kryesojnë renditjen në të gjithë Gjermaninë në vitin 2024.

Shoqata e cila ka zhvilluar kërkime në këtë fushë që nga viti 1977, i zbuloi këto rezultate duke analizuar 900 mijë të dhëna të marra nga 750 zyra regjistrimi.

 

Gjithashtu shoqata, e cila regjistron afërsisht 92 për qind të të gjithë emrave në Gjermani, merr parasysh edhe drejtshkrimet alternative të emrave kur bën renditjen.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Bastisje në pesë lokacione në Shkup, pjesë e hetimeve për grupin “Bellanoca-Baron”

Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet një aksion...

Pagesa elektronike e taksës rrugore po ndryshon, ja çfarë ka të re

Qeveria ka marrë një vendim për ndryshimin e rregullave...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35)...

Vdekja e Frosinës në aksident trafiku, 12 vite burg për Vasill Jovanovin

Vasill Jovanov është dënuar me 12 vite burg për...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads