More

    Shkupi, qyteti i parë në botë për ajrin e ndotur

    Prania e grimcave PM10 dhe PM 2.5, sipas stacioneve matëse, ka kapërcyer normat e lejuara, madje me disa dhjetëra herë.

    Drejtuesit e qytetit të Shkupit kanë nisur me zbatimin e masave urgjente për mbrojtjen nga ndotja e ajrit.

    Transporti publik prej të dielës bëhet pa pagesë, me qëllim të uljes së numrit të makinave në qarkullim. Në këtë kuadër, çmimet e parkingjeve janë dyfishuar, ndërsa janë ndërprerë edhe punimet në kantieret e ndërtimit. Inspektorët janë urdhëruar të bëjnë kontrolle të rrepta në vendet ku dyshohet se bëhet djegia e gomave dhe materialeve të tjera helmuese.

    Ministria e Arsimit ka urdhëruar që gjysma e dytë e vitit nëpër shkolla, që duhej të fillonte të sot, të shtyhet të paktën edhe me dy ditë. Por, këto masa nga opozita dhe sektori civil janë vlerësuar më tepër si populiste sesa si masa që mund të japin efekte.

    OJQ-të kanë kërkuar masa afatgjata, si subvencione për ndryshimin e mënyrës së ngrohjes dhe jo ndihmë vetëm për disa qindra familje, si dhe masa në sektorin e ndërtimtarisë, ndërprerjen e punimeve apo mosdhënien e lejeve për ndërtesa shumëkatëshe, që pengojnë qarkullimin e ajrit apo edhe për masa të tjera.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    BEKATONIZOHEN 1.400 METRA KATRORË NË SEMENISHTË

    Sot, në vendbanimin Semenishtë u përurua përfundimi i punimeve të bekatonizimit të një rruge alternative prej 1400 metra katrorë,...

    Fshati Rashçe pa ujë

    Pës shkak të defektit në rrugë f-150mm në fshatin Rashçë, nën rezervuar, sot ndërprerje të furnizimit me ujë do...

    Kamionët me ndihma humanitare kalojnë kalimin kufitar Rafah pas shpalljes së armëpushimit

    Pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit, kamionët me ndihma humanitare filluan të hyjnë...

    Vajza e rreh nënën e saj në Bogovinë, policia e arreston

    MPB ka njoftuar se me datë 18.01.2025, në ora 18:45 në fshatin Bogovinë, zyrtarët policorë të NjP Kamnjan, kanë...