More

    Shkolla e mesme “Maria Kiri Skllodovska” e Qytetit të Shkupit bëhet me drejtor shqiptarë

    Shkolla e mesme “Maria Kiri Skllodovska” e Qytetit të Shkupit bëhet me drejtor shqiptarë.

    “Me nostalgji kujtojmë për kohët e vështira, me shpresë presim të ardhmen.
    Ju shkruajmë për t’a kujtuar të kaluarën, ta gëzojmë të tashmen dhe të punojmë për të ardhmen.
    Duke ditur se Sh.M.Q.Sh.” Maria Kiri Skllodovska” është shkolla më e re ku mësimi ka filluar të realizohet në paralelet në gjuhën shqipe, një fillim nga më të vështirët që ka përjetuar shkollimi i mesëm në gjuhën shqipe në Qytetin e Shkupit, pas 10 viteve të fillimit me punë të shkollës sonë me paralelet në gjuhën shqipe, sot me datë 06.02 2019, ju njoftojmë për një histori në krijim, emërimin e Drejtorit të parë shqiptar në shkollën tonë.
    I urojmë kolegut, të sapoemruarit ushtrues i detyrës Drejtor i Shkollës së Mesme të Qytetit të Shkupit ” Maria Kiri Skllodovska ” , z. Blerim Nebiut për postin e fituar.
    Në emër të të gjithë stafit të shkollës sonë i falenderojmë të gjithë ata që kontribuan dhe kontribojn për jetësimin dhe zhvillimin e kësaj ideje dhe nevoje të Shkupjanëve për arsim cilësor të gjeneratave të reja.

    Nëse deri më tash qëllimi jonë ishte formësimi i paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në këto drejtime profesionale, nga sot aspirata e vetme është nxjerrja në pah e talentëve dhe avancimi i tyre në fushat e ndryshme shkencore. Jetësimi i idealit bëhet vetëm me një rini që na prezenton me sukses në gara regjionale, republikane e botërore, me një rini me inovacione, një rini që na prezenton në Universitetet më prestigjioze botërore.

    Ndonëse kjo ditë për shkollën tonë është historike, jemi të bindur se me vullnetin dhe entuziazmin që kemi, do të jetë fillimi i një historie të shkëlqimit në arenën e dijes.

    Ju falemnderit profesorë, ish profesorë, nxënës, ish nxënës, prindër dhe të gjithë bashkëpuntorët tjerë të shkollës sonë që mundësuat shkrimin e kësaj date historike për ne.

    Do përfundojmë këtë tekst me një fjali të Bill Kozbit :
    “Për të patur sukses, dëshira jote për sukses duhet të jetë më e madhe se sa frika jote nga dështimi”

    Ju falemnderit !  thuhet në njoftimin e shkollës së mesme./derveni.info

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Arrestohet në kufirin Kosovë-RMV, Nol Nushi – Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së

    Është arrestuar në kufirin Kosovë-Maqedoni, Sekretari i Përgjithshëm i PSD-së, Nol Nushi.   Lajmin e ka bërë te ditur Dardan Molliqaj,...

    Trump njofton se është arritur marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit

    Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se është arritur një marrëveshje për pengjet në Gaza, mes raportimeve...

    SKA “LIDHJE” me kamerat e “Safe City”, dënimi do t’ju ndjekë edhe për kalimin në të verdhë!

    Nëse shkruan 50, ndërsa ju drejtoni 80, ose nëse është tashmë e verdhë dhe ju shtoni gazin për të...

    BDI: Andonovska po tenton të nëpërkëmbë shqiptarët në Institutin e Shëndetit Publik

    Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj drejtoreshës së ISHP-së. Matija Andonovska, e cila siç thonë nga BDI...