E martë, 20 Maj, 2025
22.4 C
Skopje

Shkolla e futbollit Saraj, pjesë e “Champions Trophy”

Shkolla e futbollit Saraj me gjeneratën 2007 do të merr pjesë në turneun ndërkombëtarë që do të mbahet në Vjen të Austrisë prej 16-18 qershor të këtij viti. Në këtë turne marrin pjesë edhe shumë ekipe të njohura si ajo e Atletico Madrid, FC Schalke 04, Chelsea F.C. e shumë të tjera.
Trajneri i Shkollës së futbollit-Saraj, Sherif Sherifi shprehet se ekipi i tij tashmë është i gatshëm dhe mirë i përgatitur për tu përballur me këtë sfidë.

“Shkolla e futbollit Saraj, gjenerata 2007 gati një vit merr pjesë në garat që organizohen nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) në Shkup dhe paraqet një sfidë shumë të madhe për faktin se në këtë organizim marrin pjesë ekipet më të mira në Maqedoni. Përveç kësaj si Shkollë e futbollit kemi marrë pjesë edhe në turne qe organizoheshin në vend dhe jashtë vendit, me ç’rast do të theksoj turneun në Vlorë që u organizua me rastin e 28 nëntorit Ditës së Pavarësisë, ditës së flamurit. Kemi marrë pjesë edhe në disa turne të tjera, por ai i cili na hapi rrugën drejt Vjenës është “Champions Trophy” që u organizua në Shkup nga Ramadani Academy. Në këtë turne siguruam pjesëmarrjen tonë në turneun ndërkombëtarë “Champions Trophy”, që siç theksova edhe më lartë mbahet në Vjen të Austrisë”, deklaroi Sherif Sherifi, trajner i Shkollës së futbollit –Saraj, sipas të cilit përballja e ekipit të tij me ekipet më të mira evropiane paraqet sfidë më vete.

“Qëllimet dhe pritjet tona janë që ne të paraqitemi denjësisht në këtë turne dhe të kalojmë pragun e parë dhe të kualifikohemi për më lartë”, tha Sherif Sherifi, trajner i Shkollës së futbollit –Saraj.

Saraji përball FC Schalke 04

Djelmoshat e Shkollës së futbollit Saraj, gjenerata 2007, në këtë turne i pret një sfidë e madhe, ata do të përballen me FC Schalke 04, Roter Stern Belgrad, Altinordu Futbol Kulübü, LASK, BAAP BiH, Teamsport Zens A dhe ASV Vösendorf.

Hapja zyrtare e turneut do të bëhet më 16 qershor, të premten pasdite ku do të bëhet prezantimi i ekipeve. Në këtë eveniment pjesëmarrjen e tij e ka paralajmëruar edhe kryebashkiaku i Vjenës.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads