Punimet ndërtimore për sheshin “Skënderbe” në Shkup janë drejt përfundimit dhe shumë shpejtë pritet të hapet në mënyrë solemne. Qytetarët e presin me padurim hapjen e këtij sheshi që ka filluar vite më parë. Për këtë, tanimë qyteti i Shkupit përmes këtij sheshi është edhe pjesë e kryeqendrave shqiptare edhe nëpër këngët të artistëvë me eminent shqiptar. Këgëtarja e njohur e estradës shqiptare Elvana Gjata me hitin e saj “Kuq e zi je ti”, gjegjësisht në klipin e kësaj këngë ka përfshirë edhe bukuritë mahnitësë të sheshit Skëndërbe në Shkup. Por kjo nuk mbtete me kaq.
Edhe artistët tjerë të estradës shqiptare, Enkeleda, Hysni Alushi dhe Edi Balili në këngën e tyre e titulluar “Toka amë”, që ka të bëjë me autenticitetin e tokave shqiptare, të njejtit në klipin e kësaj kënge kanë futur pamjet glamuroze të sheshit Skëndërbe në Shkup duke aluduar se është diçka autentike për shqitparët e Maqedonisë. Në hapjen e sheshit Skëndërbe pritet të marrin pjesë shumë figura të njohura edhe të artistëve shqiptar por edhe të politikanëve që kanë dhënë kontributin e tyre që ky projekt të merr frymë dhe të realizohet ashtu siç ishte e paraparë.
Më poshtë edhe klipet e këngëve të artistëve shqiptar që kanë përfshirë Sheshin “Skenderbeu” të Shkupit