Shabani: MPB formon Njësi Speciale Civile në Kumanovë, avanson policin maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar më 28 nëntor!

Amir Shabani nga Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega në Kumanovë ka reaguar ndaj vendimit të fundit të Ministrisë së Punëve të Brendshme në këtë qytet, që siç thot ai, kanë formuar Njësi Speciale Civile me 9 persona, e në mesin e tyre kanë avansuar dhe policin maqedonas që përdhosi flamurin shqiptar më 28 nëntor.

Shabani shkruan se në vend të suspendimit, polici tashmë është inkuadruar në ekip elitar.

Reagimi i plotë:

LAJM I KEQ PËR BASHKËJETESËN NË KUMANOVË‼️

Të nderuar,

Nga dita e djeshme, MPB paska formuar një Njësi Speciale Civile në Kumanovë prej 9 vetave, në mesin e të cilëve ka AVANSUAR policin maqedonas “KASAPIN”, i cili përdhosi flamurin shqiptar gjatë festës së 28 Nëntorit.

Pra, në vend që të suspendohej, Ministria e Brendshme e inkuadron në ekip elitar për veprim në rrethana të jashtzakonshme.

Ky vendim nuk kontribuon aspak në bashkëjetesën në Kumanovë, në marrëdhëniet ndëretnike dhe në vetë sigurinë e qytetarëve. Është e qartë se qarqet e caktuara brenda policisë po provojnë të provokojnë, por ne nuk duhet të biem në këtë grackë! Sidomos tani, kur dikush po përpiqet t’i japë dimension etnik zhvillimeve në vend.

Ky është një plan i qartë për të krijuar tensione ndëretnike dhe për të larguar vëmendjen e qytetarëve nga tragjedia e Koçanit.

Prandaj, le të mos e kthejmë këtë në një konflikt ndëretnik, por ta shtojmë këtë padrejtësi në revoltën e përgjithshme të qytetarëve, pavarësisht përkatësisë etnike, kundër kësaj

qeverije.https://www.facebook.com/share/p/1AJ9MatEMy/

 

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Artikuj të ngjashëm