More

    Shabani: Dimitrievski qëllimisht nuk siguron projekt dhe leje ndërtimi për gjimnazin shqiptar në Kumanovë

    Shkup, 26 mars – Amir Shabani nga dega e BDI-së në Kumanovë i ka reaguar deklaratës së kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimmitrievski në “10 Minuta” në TV21, i cili ftoi kreun e integristëve, Ali Ahmetin, që të këndojë në gjimnazin “Sami Frashëri”, për të parë gjendjen në këtë shkollë. Shabani thotë se Ministria e Arsimit disa herë ka siguruar mjete financiare për ndërtimin gjimnazit, por që komuna e Kumanovës nuk ka siguruar projekt.

     

    “Albanofobi Maksim Dimitrievski, për vite me radhë nuk po arrinë, qëllimisht, me e siguru një projekt dhe leje ndërtimi për Gjimnazin shqiptar në Kumanovë dhe në këtë mënyrë duke bllokuar Ministrinë e Arsimit të realizojë ndërtimin e shkollës, e cila disa vite me radh po i siguron mjetet finansiare. Ky njeri, urrejtjen ndaj shqiptarëve e ka dëshmuar edhe me shumë veprime të tjera, tashmë të njohura për gjithë opinionin. Kurse, sa i përket këngëve të Ali Ahmetit në institucione shtetërore, atij me plot merit i takon një gjë e tillë, pasiqë për dallim prej teje, që ike nga lufta, ai rroki armët dhe luftoi për popullin e tij.

    Andaj, zilinë për të e ke të arsyeshme. P.S. Paradoksalisht, po të bashkohen Këshilltarët Komunal shqiptarë të të gjitha partive, Maksim Dimitrievski nuk e bën dot shumicën në Këshillin Komunal.

    Andaj, ju ftoj që kauza për shqiptarët të ju bëj #BASHKË!”, ka shkruar Shabani.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...