More

    Sancho përjashtohet nga Manchester United pasi debatit me trajnerin

    Te Manchester United nuk i preferojnë rebelët që ngrenë zërin kundër klubit ose trajnerit.

    Fati që ndoqi Cristiano Ronaldon, i cili shprehu publikisht rezervat pas krisjes në raportin e tij me teknikun holandez Erik Ten Hag duket se po ndjek edhe yllin e kombëtares angleze, Jadon Sancho.

    Talenti 23-vjeçar është dëbuar nga skuadra e parë e Manchester United pasi refuzoi t’i kërkonte falje trajnerit pas përplasjes së tyre publike.

    Sancho sulmoi holandezin në mediat sociale, javën e kaluar, pasi Ten Hag la të kuptohej se ai ishte larguar nga ekipi si rezultat i paraqitjeve të dobëta në stërvitje.

    Ylli i Anglisë i quajti pretendimet “të pavërteta” duke u shprehur se po e bëjnë “kokë turku”.

    Pas situatës së krijuar në Carrington, “Djajtë e Kuq” lëshuan një deklaratë të enjten pasdite ku thuhet se Sancho do të stërvitet larg shokëve të skuadrës derisa çështja të zgjidhet.

    “Jadon Sancho do të mbetet në një program stërvitor personal larg grupit të ekipit të parë, në pritje të zgjidhjes së një çështjeje disiplinore të skuadrës“, thuhet në reagimin e klubit.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...

    Parashikimi i motit për sot në Maqedoni,

    Me diell më pak dhe kryesisht në pjesët veriore me vranësira mesatare.Temperatura minimale do të jetë në interval prej...
    WordPress Ads