Saiti: Pazaret politike në kurriz të gjyqësorit janë të dëmshme

Pazaret politike për ligjin e ri për Prokurori Publike do të kenë pasoja për shtetin ligjor dhe se të gjitha kombinimet në shpinë të gjyqësisë janë të dëmshme, kështu ka vlerësuar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Xhemali Saiti, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Maqedonisë, duke folur për propozim ligjin e ri për Prokurorin Publike, transmeton gazeta KOHA. Sipas tij zgjidhja e fundit ligjore nuk guxon të ketë zbrastira.

“Pazaret politike kanë koston e tyre dhe diku do të pasqyrohen. Për fat të keq, të gjitha kombinimet në shpinë të gjyqësorit janë të dëmshme. Disa herë, dhe në debatet publik në Parlament lidhur me ligjin për gjykatat, theksova se të gjitha kombinimet që bëhen në kurriz të gjyqësorit janë të dëmshme. Është fakt se sovrani, domethënë populli përmes deputetëve, përcakton ligjet dhe procedurat, por unë do t’i kërkoj sovranit të bëjë më pak boshllëqe procedurale, dobësi që do të pasqyrohen në zbatimin e ligjit në praktikë”, ka thënë midis tjerash në intervistë Saiti, transmeton Koha.mk

Sipas tij, pazaret do të jenë më pak të dukshme në tekstin e ligjit, ndërsa gjyqtarët, prokurorët dhe politikanët nuk duhet të thirren në marrëveshjen e Përzhinës, por duhet tu referohen dispozitave të ligjit. (koha.mk)

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm