“Safe City” zgjerohet edhe në Ohër e Strugë

Sistemi “Safe City” pritet të fillojë së shpejti me funksionim edhe në Ohër dhe Strugë, me instalimin e gjithsej 40 kamerave të trafikut, të cilat do të shërbejnë për evidentimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

 

Sipas informacioneve nga SPB Ohër, një pjesë e infrastrukturës tashmë është vendosur në terren. Katër kamera janë instaluar në aksin rrugor Ohër–Kërçovë, në afërsi të fshatrave Gorenc dhe Trebenishtë, si dhe pranë Botunit dhe Novo Sellës në zonën e Debërcës. Aktualisht, pajisjet ndodhen në fazë testimi teknik dhe nuk aplikojnë sanksione.

 

Nga policia sqarojnë se qëllimi i sistemit është zvogëlimi i shkeljeve dhe aksidenteve, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të shtuar trafiku, kur evidentohen më shpesh shpejtësia e tepruar, tejkalimet e rrezikshme dhe parkimi i paligjshëm, sidomos në hyrjet e zonave turistike.

 

Projekti “Safe City” tashmë është vënë në funksion në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë, ku pas një periudhe testimi që filloi më 1 dhjetor 2025, gjobat nisën të shqiptohen më 1 shkurt 2026. Autoritetet paralajmërojnë se sistemi do të zgjerohet gradualisht edhe në qytete dhe rajone të tjera të vendit.

 

Nga SPB bëjnë të ditur se para aktivizimit të plotë do të ketë informim publik për vendndodhjen e kamerave, llojin e shkeljeve që sanksionohen, si dhe për mbrojtjen e të dhënave personale, në përputhje me ligjin.

Më të lexuara

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm