Mëngjesin e sotëm ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u fut në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda ku po zhvillohet seanca e radhës, aty ku Prokuroria pritet të japë pretencën.
Sot pritet të mësohet se sa vite burg do të kërkojë organi i akuzës për ish-ministrin e Brendshëm.
Ai së bashku me Jaeld Celën, ish-drejtor i Policisë së Vlorës, Sokol Boden, ish-oficer policie dhe Gjergj Kohilën ish-oficer policie, akuzohen për “trafikim i narkotikëve” në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.
Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e ish Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri për gjykim të shkurtuar.

