More

    Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,19 % në raport me vendimin e datës 4.9.2023.

    Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,308 %, te nafta për 3,641 %, te vaji ekstra i lehtë për 3,940 % dhe te mazuti për 2,280%.

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/ ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL1) rriten për 2,50 den/l.

    Nga data 12.9.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 88,00 (denarë/litër)
    Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 90,50 (denarë/litër)
    Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 83,50 (denarë/litër)
    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 83,00 (denarë/litër)
    Mazut М-1 SU 47,304 (denarë/kilogram).

    Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 1,146 den/kg dhe do të jetë 47,304 den/kg.
    Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 12.9.2023. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    [quads id=5]

    [quads id=4]

    spot_img

    Të fundit

    Danimarka miraton ligjin që ndalon djegien e Kuranit

    Parlamenti i Danimarkës ka miratuar ligj që ndalon “sjelljen e papërshtatshme” ndaj librave fetarë. Ligji njihet gjerësisht në vend...

    Rrahje në burgun e Idrizovës

    Më datë 06.12.2023 në ora 16.00 në SPB Shkup, nga IEVP Burgu Idrizovë, është raportuar se më datë 05.12.2023...

    Vauçerë për vizitë të vendeve turistike në Maqedoni- masa e re për mbështetje të studentëve

    Masa e Ministrisë së Ekonomisë për vauçerët për mbështetje të turizmit vendor që ishte destinuar për punëtorët me të...

    Ziberi: Disa institucione kanë punësuar vetëm maqedonas, disa vetëm shqiptarë

    Avokati i popullit, Naser Ziberi,  duke prezantuar Raportit  për monitorimin e zbatimit të parimit për përfaqësimin e drejtë dhe...
    spot_img
    WordPress Ads