Reagime pas vendimit për Tahirin

Dënimi i Saimir Tahirit me 3.4 vite burg, i cili konvertohet në shërbim prove, ka shkaktuar reagime jo vetëm ndër përfaqësitë diplomatike të akredituara në Tiranë, por edhe nga politika shqiptare.

Ambasada amerikane vlerëson se vendimi i djeshëm kundër ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Por, sipas ambasadës, dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.

Edhe Ambasada britanike e ka vlerësuar dënimin e ish-ministrit si një hap përpara në rrugën e drejtësisë së re. Por, Partia Demokratike deklaroi se ky vendim konfirmoi edhe njëherë se drejtësia në Shqipëri është e pashpresë.

Ndërkohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka deklaruar se do ta apelojë vendimin për ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahirin, për të cilin u rrëzua akuza e trafikimit të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm