Rasti i dytë në Kumanovë, helmohet një foshnjë nga ilaçet

Një foshnjë dhjetëmuajshe është dërguar dje në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës me simptoma të helmimit nga ilaçet, konfirmuan nga SPB Kumanovë.

 

“Dje në orën 11:40 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë dhjetëmuajshe nga Kumanova, e cila ishte helmuar me ilaçe. Është zhvilluar një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit, si dhe është informuar prokurori publik për ngjarjen”, kumtoi SPB Kumanovë.

Nga spitali konfirmuan se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

SPB Kumanovë, po punon për zbardhjen e rastit, i cili është i dyti në më pak se dy javë. Më 22 korrik të këtij viti, pati një rast të ngjashëm kur një fëmijë njëvjeçar nga fshati Hotël i Likovës u helmua gjithashtu me ilaçe

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm