Ramadani: Hetim urgjent dhe ndëshkim për fyerjet ndaj shqiptarëve në Kumanovë

Sekretari i Aleancës për Shqiptarët, BlerantRamadani, ka reaguar ashpër pas ngjarjeve të mbrëmshme në Kumanovë, ku gjatë një ngjarjeje sportive u dëgjuan thirrje me përmbajtje të rëndë urrejtjeje etnike kundër shqiptarëve.

 

“Në vend që të ishte arenë sporti, Kumanova mbrëmë u shndërrua në skenë të urrejtjes së paprecedent, me thirrje si ‘Shqiptari i mirë është i vdekur’,” deklaroi Ramadani, duke theksuar se këto ndodhën në prani të Kryeministrit dhe zyrtarëve më të lartë të shtetit.

 

Sipas tij, heshtja e institucioneve nuk mund të konsiderohet thjesht pasivitet. “Është bashkëpërgjegjësi morale dhe politike,” u shpreh Ramadani.

 

Ai kërkoi një hetim urgjent, ndëshkim shembullor dhe reagim institucional të menjëhershëm, duke e quajtur të papranueshme që në një shtet që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, gjuha e urrejtjes të tolerohet, relativizohet apo të kalojë në heshtje.

 

“Bashkëjetesa nuk është opsion – është detyrim kushtetues dhe vlerë europiane. Dhe ne nuk do të heshtim,” përfundoi Ramadani.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm