Radusha bëhet me hafiz të ri

Venhar Arifi është hafizi i radhës nga fshati Radushë. Komisioni për dëgjim dhe vlerësim të hafizëve gjatë tre ditëve, duke filluar nga enjtja e deri më sot (e shtunë) ka mbajtur tre seanca dëgjimore të hafizit të ri nga Radusha, njëherësh dhe ish nxënës i Medresesë Isa Beu, Venhar Arifi. Në këtë ceremoni me pyetjet e tyre kanë marrë pjesë hoxhallarë të njohur të Shkupit dhe më gjerë, po dhe përfaqësues të BFI-së.

Me këtë shënohet një rast i rrallë i cili do të shërbej në rruajtjen tradicionale të Kuranit përmes Hifzit. Përndryshe, hafizi i fundit që nxori Radusha i takon viteve të ´60 ta. Atë botë hafëz Zilbehar Limani mori titullin e hafëzit pas përfundimit të Medresesë.

“Me qenë se pas hafiz Zilbeharit, që është dekada e dekada më herët, ndoshta dhe një shekull i tërë, hafizi i parë që e rikthen krenarinë e Radushës në çështjen e Kuranit, tanimë është hfz.Venhari, gjë e cila kësaj ceremonie ia dyfishoi kënaqësinë. Radushës po i kthehen hafizët, e kjo është një begati për të cilën duhet falënderuar Allahun e Lartësuar”, thonë nga Bashkësia Lokale e Radushës.

Më të lexuara

Gjinekologu sulmohet në ordinancë, i thyhet rruaza e qafës

Gjinekologu Dejan Ognenoviq është sulmuar më 16 shtator në...

Zjarr në një klas në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” në Shkup, evakuohen nxënësit

Një zjarr ka shpërthyer në një klasë në shkollën...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Harbin Merxhani shpallet Nxënësi më i dalluar i gjeneratës 2022–2026 në nivel të Qytetit të Shkupit

Me shumë krenari dhe mirënjohje, Harbin Merxhani ka njoftuar...

Artikuj të ngjashëm