More

    Qytetarët e Shkupit prej sot mund të aplikojnë për subvencione për stufa me peletë

    Qyteti i Shkupit informon qytetarët që do të blejnë stufa me peletë prej 7 nëntorit 2018 deri 30 nëntor 2019, se do t’ju kompensojë harxhimet deri 70 për qind, por jo më shumë se 30 mijë denarë për amvisëri, duke përfshirë edhe tatimin personal.

    Nga Qyteti Shkupit thonë se kjo shpallje do të realizohet përmes parimit “kush vjen i pari, i pari shërbehet”.

    “Kjo masë bëhet me qëllim që të stimulohen qytetarët që të shfrytëzojnë mjete më cilësore për ngrohje, që të ulet ndotja e ajrit dhe të ketë efikasitet energjetik”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

    Ata shtojnë se thirrja publike do të zgjasë deri më 30 nëntor të këtij viti.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    MPB konfirmon arrestimin e shtetasit të Kosovës në pikën kufitare Bllacë

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar informacionin se një shtetas i Kosovës është privuar...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë paradite me mjegull dhe vranësira të ulëta. Gjatë ditës pjesërisht me...

    LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

    Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në...

    10 vjeçarja Esila Xhaferi po lufton me kancerin! Familjarët kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e saj…

    Vogëlushja Esila Xhaferi, vetëm 10-vjeçare, është diagnostikuar me kancer.   Ajo po lufton me këtë sëmundje teksa për shërim duhet urgjentisht...