QMK: Zjarre aktive në Jasen, Sfillare, Radushë dhe katër vende të tjera

Gjithsej 20 zjarre në vende të hapura janë evidentuar sot deri në orën 19 në territorin e shtetit. Prej tyre, shtatë janë aktivë, dy janë vënë nën kontroll, ndërsa njëmbëdhjetë janë shuar plotësisht, informon Qendra për Menaxhim me Kriza.

 

Zjarre aktive janë regjistruar në Makedonski Brod, ku po digjet pyll i përzier në zonën e shumëqëllimshme “Jasen”, në Saraj, në fshatrat Sfillare dhe Radushë drejt fshatit Dvorc, me zjarre në vegjetacion të ulët dhe pyll të përzier, Vrapçishtë ndërmjet fshatrave Senokoc dhe Gorjane, ku bëhet fjalë për zjarr pyjor, Makedonski Brod, në fshatin Krapë, me vegjetacion të ulët dhe pyll me drurë të ulët, Dollnen në afërsi të thertores, ku po digjet vegjetacion i ulët dhe kashtë dhe Prilep, në fshatin Konjari Madh me zjarr në vegjetacion të ulët dhe kashtë.

 

Në kontroll janë zjarret në Kriva Pallankë, në fshatin Nerav, vendi “Biljino”, ku u dogj vegjetacion i ulët dhe pyll dhe në Kërçovë, në fshatin Çellopek, ku u dogj pyll me drurë të ulët.

 

Janë shuar zjarret në Çeshinovë-Obleshevë (fshati Çeshinovë, Kërçovë (Çellopek– Miokazë), Kumanovë (“Lagjja e trimave”, në afërsi të sallonit “DULI” dhe fshatin Orizarë), Jegunovc ( fshati Prelubishtë , Jançishtë te kisha dhe Kopancë), Radovish (fshati Përnalijë), Dollnen (fshati Sekirci), Krivogashtan (Obrshani) dhe Bërvenicë (nga fshati Tenovë drejt vendit “Shën Nedella”)

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm