Qendër Zhupа, tre kandidatë për më pak se 1500 vota!

Banorët e komunës pohojnë se Qendër Zhupa është njëra nga komunat me nivelin më të lartë të migrimit në vend, gjë që e bën çdo cikël zgjedhor një sfidë për shkak të censusit. Nga pushteti vendor theksojnë se migrimi masiv ka filluar në vitet ’90 dhe ka përfshirë mbi 70 për qind të popullsisë në krahasim me tri dekada më parë

 

 

 

Vjollca SADIKU

 

Dibër, 17 shtator – Komuna rurale Qendër Zhupë, ku shumica e popullsisë i përket bashkësisë etnike turke, në zgjedhjet e fundit parlamentare, presidenciale dhe lokale është ballafaquar me problemin e sigurimit të censusit. Ky problem pritet të jetë edhe më i theksuar në zgjedhjet lokale të 19 tetorit të këtij viti, pasi migrimi masiv ka marrë përmasa ekstreme.

 

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2021, kjo komunë ka vetëm 3.720 banorë, që paraqet një ulje drastike prej 42.9 për qind krahasuar me regjistrimin e vitit 2002, kur kishte 6.519 banorë. Për këtë arsye, në raundin e parë të zgjedhjeve pritet të mos arrihet censi ligjor. Megjithatë, edhe pse të dhënat tregojnë qartë vështirësinë për arritjen e censusit, tre partitë politike turke që veprojnë në vend kanë paraqitur kandidatë për kryetar komune. Nga Komisioni Komunal Zgjedhor në Qendër Zhupë informojnë se Partia Demokratike Turke (TDP) ka kandidatin Arjan Ibraim, i cili për tre mandate ka qenë kryetar i komunës, Partia për Lëvizje të Turqve ka kandidatin Inajet Baki, ndërsa Partia për Bashkim Kombëtar të Turqve ka kandidatin Alil Emrulla. Po ashtu, të tria partitë kanë paraqitur edhe lista për këshilltarë. Për shkak të uljes së numrit të banorëve dhe votuesve, Këshilli Komunal tani do të ketë 9 këshilltarë, nga 11 që kishte më parë.

 

Banorët e komunës pohojnë se Qendër Zhupa është njëra nga komunat me nivelin më të lartë të migrimit në vend, gjë që e bën çdo cikël zgjedhor një sfidë për shkak të censusit. Nga pushteti vendor theksojnë se migrimi masiv ka filluar në vitet ’90 dhe ka përfshirë mbi 70 për qind të popullsisë në krahasim me tri dekada më parë. Sipas tyre, gjatë dhjetë viteve të fundit censi është siguruar kryesisht përmes kthimit të përkohshëm të mërgimtarëve nga Italia, të cilët vijnë me autobusë vetëm për të votuar dhe më pas kthehen sërish. “Kështu do të jetë edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 19 tetorit”, tha për gazetën KOHA, F. S., një intelektual i kësaj komune.

 

Problemin e tregojnë edhe banorët e fshatit Ballancë, ku shqiptarët jetojnë në vatrat e tyre shekullore. Familja Iseni pohon se në Qendër Zhupë nuk ka gjasa të zgjidhet kryetar në raundin e parë, edhe pse pritet pjesëmarrja e shumtë e mërgimtarëve nga Italia, ku jeton numri më i madh i banorëve të shpërngulur nga kjo komunë. Ata theksojnë se për herë të parë ndodh që të tria partitë politike turke të kenë kandidatë për kryetar, por asnjëri prej tyre nuk pritet të marrë më shumë se 1.500 vota në raundin e parë, për shkak të përçarjeve partiake.

 

Megjithatë, sipas njohësve të situatës, fituesi do të përcaktohet në raundin e dytë, çka është e mundur falë ndryshimeve ligjore që u bënë për shkak të problemeve me censusin në disa komuna të vendit. Ligji i ri parasheh që kandidati që merr më shumë vota se kundërshtari në raundin e dytë të shpallet fitues. (koha.mk)

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm