
“Sekretari i komunës së Sarajit z. Sefi Shabani, udhëheqësi i sektorit të Arsimit Fari Rexhepi dhe inspektori komunal për shkollat fillore Rafiz Ameti sot kanë inspektuar punimet në shkollën fillore “Ibe Palikiqa” në fshatin Bojanë ku është bërë rregullimi i oborit të shkollës.
“Investojmë në të gjitha shkollat fillore në komunën tonë me qëllim përmirësimin e infrastrukturës shkollore. Pas investimeve në sigurimin e pajisjeve mësimore, rregullimin e brendshëm të hapësirave, riparimin e tërësishëm të nyjeve sanitare, investuam edhe në rregullimin e oborit të shkollës në ” Ibe Palikuqa” në fshatin Bojanë ku gjithsej janë shtruar 550 metër katror pllaka bekatoni, theksoi z. Shabani.

