More

    Publikohet libri më i ri “Publicistikë sociale” nga Ali Pajaziti

    Këtyre ditëve doli nga shtypi vepra e njëzettë e prof. Dr. Ali Pajazitit, Publicistikë sociale, një përmbledhje kolumnash dhe recensionesh ku vjen në shprehje zanati sociologjik dhe ligjërata specifike e këtij intelekuali dhe autori të mirënjohur shqiptar. Në të trajtohen tema të ndryshme nga përditshmëria jonë lokale, ballkanike dhe globale, me një qasje të thellë analitike, kritike, duke shfrytëzuar edhe instrumentariumin shkencor, teoritë dhe paradigmat e ndryshme të shkencave sociale. Teksti shoqërohet dhe fuqizohet edhe me të dhëna kuantitative-statistikore, që narrativit dhe eksplikacioneve të autorit u japin një bindshmëri më të lartë.

    Autori vë si objektiv shoqërinë e lirë, në të cilën sipas Ron Rivers-it (2019) realizohet “liria për me qenë” (freedom to be), përkundër shoqërisë së forcës, dhunës, ndëshkimit si kulturë negative, si tipare të historisë brutale të shtetit të detyrimit (Berger, 2020).

    Shkrimet e këtij publikimi fokusojnë edhe pikëpamjen racionale ndaj kombit në kënetën ballkanike që reflektohet përmes zërit të antropologes Zagorka Golluboviq, që këtë fenomenin etnocentrizmin e llogarit si “besnikëri politike patologjike” ndaj një entiteti ose etnikumi të caktuar. Mes temave që shtjellohen në këtë përmbledhje është edhe feja e decentralizuar, dmth fetaria që shprehet përmes hapësirës virtuale dhe online platformave, kur komunikimi i besimtarit me autoritetin zbret në një vijë horizontale.

    Pastrehësia, autizmi, nataliteti, arsimi dhe proceset edukative në kontekstin e pandemisë së Covid-19, spiritualiteti në kohë krize, rutinizimi i vdekjes në këtë periudhë të makro-turbulencave, triada Europa-politizimi i kulturës-mania identitare, filmi boshnjak i shumëpërfolur Qua vadis Aida?, orientalizimi përmes futbollit (shembulli i Euro 2020) si punë më e rëndësishme terciare në botë, relacioni reality show-(i)moraliteti, koha e lirë si e drejtë njerëzore universale, sanksionuar edhe me ligjet shtetërore, janë ndër subjektet që rrok harku qëmtues i këtij libri.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...