Policia sanksionon shoferin e automjetit zyrtar që kaloi mbi dy vija të plota në Shkup, me drita të veçanta sinjalizuese
Sot (11.10.2025), zyrtarë policorë nga SPB Shkup zhvilluan një bisedë zyrtare me personin B.B., duke vepruar pas publikimit të një videoje më 09.10.2025 në rrjetet sociale, në të cilën shihej se në bulevardin “Partizanski Odredi” ai drejtonte një automjet zyrtar të markës “Škoda” me targa të Shkupit, duke përdorur pajisje me drita të veçanta sinjalizuese dhe duke kaluar mbi dy vija të plota.
Ndaj B.B. janë ndërmarrë masa në përputhje me nenin 139 paragrafi 11 dhe 30, si dhe paragrafi 5 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor.

