“Po mohohet mërgata jonë! Gostivari sakatohet nga vendimi i paligjshëm i KSHZ-së!”

Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për të ulur numrin e këshilltarëve të Komunës së Gostivarit nga 31 në 23 ka nxitur reagime të ashpra dhe akuza për diskriminim të hapur ndaj qytetit. Kryetari i Degës së BDI-së në Gostivar, Valdet Xhaferi, e ka cilësuar këtë si një akt politikisht të motivuar nga qeveria monoetnike VMRO–LEN, i cili sakaton padrejtësisht qytetin dhe u mohon të drejtën e përfaqësimit mbi 30 mijë gostivaras që jetojnë dhe punojnë në diasporë.

 

“Gostivari padrejtësisht sakatohet! Sot po i priten duart dhe këmbët me një vendim antikushtetues që mohon mërgatën – shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të qytetit tonë,” tha Xhaferi në reagimin e tij publik.

 

Sipas tij, vendimi është marrë në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi, duke anashkaluar në mënyrë të qëllimshme votën e anëtarit shqiptar në KSHZ. Ai e cilësoi aktin si thellësisht diskriminues dhe me pasoja të parikuperueshme për Gostivarin në planin ekonomik, shoqëror dhe institucional.

 

Xhaferi akuzoi hapur pushtetin e ri se po përpiqet të zhbëjë ndikimin e diasporës në vendimmarrjen lokale, duke i quajtur veprimet “antikombëtare, antikushtetuese dhe jodemokratike”.

 

“Ta mohosh mërgatën do të thotë të sakatosësh të ardhmen e qytetit. Ky vendim është i padrejtë, i rrezikshëm dhe i papranueshëm për Gostivarin,” deklaroi ai, duke bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe institucional kundër këtij padrejtësimi.

 

Në fund, Xhaferi kërkoi nga gjykatat që me urgjencë ta rrëzojnë këtë vendim, duke e konsideruar si mënyrën e vetme për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të Gostivarit dhe për të penguar shtypjen e zërit të tyre politik.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Pesë vjet nga tragjedia e “Besa Trans”: 45 jetë të humbura që nuk harrohen

Sot mbushen pesë vjet nga tragjedia në Bullgari, ku...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

Mickoski: Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill të vitit 2028

Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të mbahen në prill...

Dita e Alfabetit Shqip, 118 vjet nga Kongresi i Manastirit

22 Nëntori shënon Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe,...

Artikuj të ngjashëm