Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës , realizuan me sukses rregullimin e çatisë në shkollën fillore “Bajram Shabani” në fshatin Kondovë , njofton derveni.info.
Me realizimin e këtij projekti kapital , shkollës fillore “Bajram Shabani” ju zgjidh një problem i kahmotshëm dhe me këtë krijohen kushte më të mira për realizimin e procesit edukativo – arsimor.
Vlera e projektit në tërësi ka kushtuar 70.000 euro./derveni.info


