Për të dytën ditë me radhë, të mërkurën shpërthyen përleshje të dhunshme mes protestuesve antiqeveritarë dhe mbështetësve të qeverisë serbe, në një përshkallëzim të madh pas mbi nëntë muajsh protestash të vazhdueshme kundër presidentit Aleksandar Vuçiq. Incidenti më i rëndë u regjistrua në qytetin verior të Novi Sadit, ku mbështetës të presidentit hodhën fishekzjarrë dhe mjete piroteknike ndaj protestuesve, pranë selisë së Partisë Progresive Serbe (SNS). Protestuesit reaguan duke thyer xhamat e ndërtesës, ndërsa policia speciale ndërhyri duke formuar kordone sigurie, por tensionet u rritën më tej. Përplasjet nuk u kufizuan vetëm në Novi Sad. Mijëra njerëz u mblodhën edhe në qytete të tjera. Në Beograd, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat, ndërsa në Kraljevë ndërhyri për të ndarë dy grupe kundërshtare. Protesta u mbajtën edhe në Kragujevc, Çaçak dhe Nish, por nuk është konfirmuar nëse ka të lënduar jashtë Novi Sadit. Ndërkohë, në Beograd, presidenti Vuçiq iu drejtua përkrahësve të mbledhur në rrugën Kneza Miloša, të cilët e pritën me brohoritjet “Aco, serb!”. Ai tha se situata në Novi Sad ishte e rëndë dhe se kishte shumë të plagosur: “Lajme të këqija vijnë nga Novi Sadi. Ata sulmuan brutalisht ambientet e SNS-së. Ka shumë qytetarë të plagosur, njerëz që po mbronin shtëpinë e tyre. Policia nuk është askund. Disa morën pushim mjekësor sepse e dinin çfarë po ndodhte. Por jam i sigurt se djemtë tanë të guximshëm do ta shpëtojnë shtëpinë e tyre.” Vuçiq tha se nuk do të thërrasë për përplasje, por kërkoi respekt edhe për ata që kanë pikëpamje të ndryshme. Ai kritikoi ashpër televizionet N1 dhe Nova S, duke i akuzuar për një “fushatë të ndyrë”. Sipas tij, protestuesit në të gjithë vendin nuk kalonin 4,000 persona, ndërsa mbështetësit e tij ishin “mijëra që nuk sulmojnë askënd dhe duan të jetojnë normalisht”.

Për të dytën ditë me radhë, të mërkurën shpërthyen përleshje të dhunshme mes protestuesve antiqeveritarë dhe mbështetësve të qeverisë serbe, në një përshkallëzim të madh pas mbi nëntë muajsh protestash të vazhdueshme kundër presidentit Aleksandar Vuçiq.

 

Incidenti më i rëndë u regjistrua në qytetin verior të Novi Sadit, ku mbështetës të presidentit hodhën fishekzjarrë dhe mjete piroteknike ndaj protestuesve, pranë selisë së Partisë Progresive Serbe (SNS). Protestuesit reaguan duke thyer xhamat e ndërtesës, ndërsa policia speciale ndërhyri duke formuar kordone sigurie, por tensionet u rritën më tePërleshje mes protestuesve dhe mbështetësve të SNS-së në Serbi, Vuçiq: S’do të ketë luftë civile, po merren masa për të “pastruar rrugët”j.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Rama dhe Mickoski nesër hapin pikën e përbashkët kufitare në Qafë Thanë

Kryeministrat Hristijan Mickoski dhe Edi Rama, do të marrin...

Abdullah Ismaili zgjidhet kryetar i PDSH-së në Saraj

Abdullah Ismaili është zgjedhur kryetar i degës së Partisë...

Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonal

Bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, kanë...

“Safe City” me funksion të ri nga dhjetori, kamerat do të regjistrojnë edhe parkimin e parregullt

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi “Safe City” pritet të...

Artikuj të ngjashëm