Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, paradite me kushte për mjegull nëpër disa lugina. Pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje shiu, më të rrëmbyeshme në pjesët perëndimore të vendit, ku do të bien edhe mbi 15 litra në një metër katror. Në pjesët malore më të larta reshjet do të jenë të dëborës.