E diel, 11 Maj, 2025
13.8 C
Skopje

Neymar bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me fanellën e Brazilit

Brazili arriti që të fitonte në ndeshjen e parë të kualifikueseve për kampionatin botëror 5-1 ndaj Bolivisë.

Por më shumë se fitorja vëmendjen e mori Neymar, i cili shënoi 2 gola e dha një asist në këtë takim. Ylli i Al Hilal u rikthye në fushë pas një mungese të gjatë dhe arriti që të bëhej protagonist.

Me golat e shënuar ndaj Bolivisë, Neymar bëhet shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me fanellën e Brazilit, duke lënë pas legjendën Pele. Me dygolëshin e shënuar në mëngjesin e së shtunës, 31-vjeçari shkon në kuotën e 79 golave, dy më shumë se legjenda e Brazilit.

Një rekord shumë i veçantë për Neymar që kalon një nga emrat më të mirë të historisë së futbollit, ndërkohë që ka mundësinë për ta thelluar akoma dhe më shumë këtë rekord. Ndaj Bolivisë spikati dhe ylli i Real Madrid, Rodrygo  i cili shënoi dhe 2 gola, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti dhe Raphinha.

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads