More

    Nesër pa energji elektrike një pjesë e komunës së Sarajit

    Për shkaqe teknike në rrjetin elektro-shpërndarës, nesër pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve në komunat Gjorqe Petrov dhe Saraj.

    “Nga ora 05:00 deri në ora 07:00, pa energji elektrike do të jetë një pjesë e fshatit Vollkovë të Komunës Gjorçe Petrov dhe fshatrat Kondovë, Sillare e Poshtme dhe Epërme, Graçan, Radushë, Dvorcë, Kopanicë, Rashçe, Bojanë, Saraj, Glumovë, Gërçec, Shishovë, Arnaqi, Paniçarë dhe Raoviq në komunën e Sarajit, njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizave të Qytetit të Shkupit.

    Të hënën, më 11 shtator, pa rrymë do të jenë komunat Aerodrom, Gjorçe Petrov dhe Karposh.

    “Nga ora 8:30 deri në ora 12:00, përdoruesit e rr. “Gjorgji Andreeviq Kun” në Komunën e Aeroportit, nga ora 08:30 deri në 12:30, përdoruesit nga një pjesë e lagjes Vollkovë, konkretisht rrugët nr. 22 dhe nr. 60. në Komunën Gjorçe Petrov, kurse nga ora 08:30 deri në ora 13:30, përdoruesit nga një pjesë e rr. Vanço Mickov në komunën e Karposhit, njoftoi QRMK e Qytetit të Shkupit.

    Të martën, më 12 shtator, një pjesë e përdoruesve nga komunat Karposh dhe Ilinden do të mbeten pa energji elektrike.

    ” Nga ora 9:00 deri në ora 15:00 do të jenë pa energji elektrike përdoruesit nga pjesë të rrugëve “Moskovska”, “Londonska”, “Bruselska” dhe “Gavril Lesnovski” në komunën e Karposhit, ndërsa nga ora 10:00. deri në ora 13:00, shfrytëzuesit nga një pjesë e fshatit Marinë të komunës së Ilindenit, thuhet në njoftimin e QRMK të Qytetit të Shkupit. 

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...