Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit ka ndryshuar edhe çmimin e një lire

Gazetari: Avni Tahiri

 

Nëse ne vitin 2021 një lirë ari kushtonte 350 euro, sot çmimi i saj arrin 970 euro, ndërsa para disa ditësh ishte 1080 euro.

 

Në Çarshinë e Vjetër të Shkupit takuam dy familje që së shpejti do ta kurorëzonin djalin dhe vajzën. Shkonin nga dyqani në dyqan për të kërkuar çmimet më të lira të arit.

 

(0:00 – 0:11)”Shumë çmimet e larta. Keni dasmë? – Po, për djalë. Dhe sa arë duhet të blini? Diku 20 apo 30 mijë euro. (0:31 – 0:38)”Çmimi i arit është i lartë dhe shkon në rritje.” tha një qytetar.

 

(0:04 – 0:10)”Erdhëm nga Koçani që të blejmë arë por shumë shtrenjtë. Çmimet janë shumë të larta. 0:20 – 0:25)”Keni dasmë? Po, bëhemi gati për dasmë, martojmë vajzën”, u shpreh një qytetar.

https://www.tiktok.com/@storyteller.mk/video/76

Shitësit ankohen se për shkak të çmimeve të larta të arit është ulur ndjeshëm shitja.

”Momentalisht ari në bursë është 145 dhe për tre a katër orë ka lëvizur dhe kjo ka ndikuar edhe tek shitja por edhe tek blerja. Pra nuk ka blerje si më herët? Po nuk ka shitje”, tha shitësi.

1:23 – 1:32)”Blejnë por çmimi momentalisht është shumë i lartë, më herët me 100 euro blinin tre apo katër gram”, u shpreh shitësi.

Pasi çmimi u rrit vazhdimisht për rreth dhjetë javë, në dy ditët e fundit shënoi rënie. Çmimi i arit për ons ra në nivelin 4.775 dollarë, me rreth 11 për qind rënie në bazë ditore. Ari është rritur me rreth 88 për qind gjatë 12 muajve të fundit dhe rreth 19 për qind që nga fillimi i vitit. Edhe çmimet e argjendit pësuan një rënie të fortë, duke u ulur me mbi 33 për qind në 76,1 dollarë për ons. Rritja e tij gjatë 12 muajve ishte 255,6 për qind./Alsat.mk

Më të lexuara

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm