Ndalesë për qarkullim të kamionëve dhe autobusëve në rrugët Shipkovicë–Kodra e Diellit dhe Mavrovë–Dibër

Nga NP “Rrugët e Maqedonisë” njoftojnë se për shkak të reshjeve të borës, nga ora 09:20 është vendosur ndalesë për qarkullim për kamionët dhe autobusët në aksin rrugor Shipkovicë – Kodra e Diellit.

 

Ndalesë për qarkullim të mjeteve të rënda transportuese për shkak të reshjeve të borës, që nga ora 05:45, është vendosur edhe në aksin rrugor Mavrovë – Dibër. Ndërsa nga ora 09:40 ndalesë për kamionë dhe autobusë ka edhe në rrugët Gostivar-Strazhë-Kërçovë.

 

“Qarkullimi në rrugët shtetërore këtë mëngjes zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë të lagështa, ndërsa në disa zona më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit ka mbetje të vogla bore të përzier, skllotë”, thonë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Më të lexuara

Të shtëna me armë në Haraçinë, dyshohet se i plagosuri është këngëtari Aziz Murati

Një 48-vjeçar nga Shkupi ka mbetur i plagosur me...

Tragjedi në Kondovë, 38-vjeçari humb jetën nga rryma elektrike gjatë punës në ndërtim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Kondovë të...

Android alarmon për tërmet 6.5 ballë, Maqedonia në zonën e rrezikut – ja çfarë ndodhi

Një paralajmërim automatik për tërmet me magnitudë fillestare prej...

LAJMI FUNDIT! Jakup Krasniqi niset nga Haga drejt Kosovës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është nisur...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Artikuj të ngjashëm