E enjte, 8 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Moti sot me vranësira me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima

Moti sot në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me reshje lokale të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima. Vende-vende proceset do të jenë më intensive në formën e stuhive me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe paraqitje të izoluar të breshërit. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri 14, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 20 deri 28 gradë.

 

Në Shkup do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira dhe bubullima të kohëpaskohshme. Në disa pjesë të luginës, do të ketë më shumë shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për stuhi afatshkurtra me paraqitje të breshërit të izoluar. Temperatura minimale do të ulet deri 13, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 28 gradë.

Gjatë kësaj jave, moti do të jetë me vranësira të ndyshueshme dhe i paqëndrueshëm me paraqitje të shpeshta të reshjeve lokale dhe bubullimave. Të enjten, në pjesët perëndimore do të fryjë erë e fortë nga jugperëndimi. Temperaturat ditore nga e shtuna me erë të fortë veriore do të ulen.

Më të lexuara

Taravari në facebook: S’ia vlen!

Para pak çastesh në faqen e tij në facebook...

Lindi në kushte shtëpiake, foshnja e porsalindur dërgohet e vdekur në klinikën e Shkupit

MPB Maqedoni njofton se gjatë ditës së djeshme është...

Parashikimi i motit

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë...

India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

India ka njoftuar se ka nisur një operacion ushtarak...

Krasniqi takohet me Ali Ahmetin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me Kryetarin...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads