E enjte, 22 Maj, 2025
22.8 C
Skopje

BDI: Presidentja Siljanovska Davkova u rreshtua në anën e Qeverisë në minimin e karakterit multietnik të shtetit

Në një kohë kur karakteri multietnik i Republikës së Maqedonisë së Veriut është nën një kërcënim serioz, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova u pozicionua hapur në anën e Qeverisë, duke injoruar mekanizmat për mbrojtjen nga majorizimi etnik, akuzojnë sot nga BDI.

“Me deklaratën e saj se “nuk ka rëndësi sa deputetë shqiptarë do ta braktisin shumicën parlamentare, përderisa Qeveria ka 61 deputetë, nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme”, Presidentja dërgon një mesazh të qartë se balanca etnike dhe ndjeshmëria e partneriteteve koalicionuese nuk janë pjesë e prioriteteve të saj politike.

 

Siljanovska shumë lehtë e braktisi rolin kyç që Presidenti i shtetit duhet ta ketë, të jetë arbitër i drejtë i pozicioneve të ndryshme politike, me qëllim të bashkimit të të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër.

 

Në vend që të jetë bashkuese, ajo zgjodhi të jetë pjesë e polarizimit partiak.

 

Në vend që të jetë zë i detyrimit kushtetues për ndërtimin e kohezionit dhe konsensusit, Presidentja zgjodhi të bëhet zëdhënëse e dominimit njëetnik.

 

Kjo qasje kujton kohët e errëta kur majorizimi, i kamufluar pas “sistemeve të meritës” dhe “respektimit të ligjeve”, ishte mjet për shtypje sistematike të shqiptarëve.

 

Është e qartë se përderisa nuk sigurohen mekanizma shtesë kushtetues dhe politikë që do të garantojnë konsensualitetin në zgjedhjen dhe funksionimin e Presidentit, ky funksion do të vazhdojë të perceptohet si ekskluzivisht etnik, eiorientuar vetëm drejt nevojave të një komuniteti.

 

Nëse Siljanovska Davkova nuk e rishqyrton qëndrimin e saj, rrezikon të njihet vetëm nga një pjesë e popullsisë”, thonë nga BDI.

 

Nga atje shtojnë se populli shqiptar nuk do ta njohë funksionin e saj si të vetin, por si të huaj dhe joautentik për karakterin multietnik të shtetit.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Bastisje në pesë lokacione në Shkup, pjesë e hetimeve për grupin “Bellanoca-Baron”

Prokuroria Themelore Publike njofton se po zhvillohet një aksion...

Pagesa elektronike e taksës rrugore po ndryshon, ja çfarë ka të re

Qeveria ka marrë një vendim për ndryshimin e rregullave...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35)...

Vdekja e Frosinës në aksident trafiku, 12 vite burg për Vasill Jovanovin

Vasill Jovanov është dënuar me 12 vite burg për...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads