E diel, 27 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Moti i ligë në Studeniçan/ Përmbytje në disa shtëpi, rrezikohet ura në Batincë

Moti i ligë dhe shiu i rrëmbyeshëm mbrëmjen e djeshme në Komunën e Studeniçanit nxorri nga shtrati lumin “Markova” siç mund të shihni në krahun e djathtë timin, por fatmirësisht nuk kishte të lënduar dhe deri më tani asnjë viktimë. Ajo që është konstatuar deri më tani ka vetëm dëme materiale nëpër oborre të shtëpive dhe qytetarët u ankuan se reagimet institucionale nuk ishin të shpejta. Nga ana tjetër, Ura në fshatin Batincë, ekspertët konstatojnë se është në rrënje dhe nuk lejohen të kalojnë mjetet e rënda dhe automjetet normale.

 

Qytetarët e prekur nga përmbytjet në Komunën e Studeniçanit u ankuan se reagimi i autoriteteve ishte i vonuar.

 

Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiku për Klan Macedonia tha se janë në terren për të konstatuar dëmet dhe shtoi se edhe ekipet e ekspertëve janë në mbikëqyrje, posaçërisht edhe tek ura e cila dukshëm ishte në rrënje.

 

Ndryshe, reshjet e dendura të shiut që goditën Shkupin mbrëmjen e djeshme shkaktuan rritje të nivelit të lumit Markova, duke çuar në daljen e tij nga shtrati në disa zona dhe përmbytje të shumë pronave. Autoritetet lokale në Studeniçan dhe Kisella Vodë intervenuan në terren për të menaxhuar situatën dhe deri më tani janë konstatuar vetëm dëme materiale. /tvklan.mk/

Më të lexuara

LAJMI I FUNDIT: Ndërron jetë 30-vjeçari i plagosur rëndë në Bit Pazar

Alajdin Sulejmani, 30-vjeçar nga Haraçina nuk i ka mbijetuar...

Po, më kanë ftuar si eksperte, por nuk marr pjesë!

Ermira Mehmeti, ish-deputete e BDI-së, aktualisht notere në Shkup,...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Gjuajtje me armë në Duqanxhik, dyshohet për viktimë afër Stacionit të Policisë

Pasditen e sotme, ka pasur gjuajtje me armë zjarri...

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

Veseli dhe Ganiu zbulojnë projektet me të cilat aplikuan!

Pas lajmeve se Saraji dhe Çairi janë në mesin...

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni

Tërmet në Shqipëri, ndjehet edhe në Maqedoni Tërmet në Shqipëri,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads