E diel, 11 Maj, 2025
23.8 C
Skopje

Momenti kur nga tërmeti i fuqishëm lëkundet minarja e xhamisë 850-vjeçare në Marok (VIDEO)

Një prej përdoruesve të rrjetit social X, ka regjistruar momentin kur minarja e xhamisë së vjetër 850 vite në  Marok, shkundet nga dridhjet e fuqishme.

Nga ky tërmet deri më tani kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona, kurse mbi 1.400 tjerë janë në gjendje kritike, transmeton Telegrafi.

Mbi 300 mijë banorë janë prekur nga ky tërmet i fuqishëm që goditi kryesisht pjesët malore, kurse shumë prej tyre e kanë kaluar natën e dytë në ambient të hapur.

Bëhet fjalë për xhaminë në sheshin e Marakeshit, në video shihet njerëzit duke ikur sa më larg që munden nga xhamia, nga frika se ajo mund të shembet dhe t’i zë nën.

Ndryshe, kjo qendër ekonomike, ishte më së afërti epiqendrës së tërmetit. Banorët ishin dëshmitarë të shembjes së disa ndërtesave që ishin në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Megjithatë pavarësisht fuqisë së madhe shkatërruese të tërmetit prej 7.2 shkallë të Rihterit, minarja e xhamisë i mbijetoi më të ok keqes.

Videon mund ta shikoni KËTU.

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads