E premte, 18 Prill, 2025
20.8 C
Skopje

Ministria e Ekonomisë nuk është kompetente për kontrollin e objekteve hotelierike, ndërsa paraardhësi i Durmishit ndodhet në paraburgim!?

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, e shmangu përgjigjen ndaj pyetjes së gazetarëve se përse paraardhësi i tij, Kreshnik Bekteshi, ndodhet në paraburgim, por disa herë përsëriti se resori i tij nuk ka mekanizma dhe nuk ka kompetenca për të kontrolluar nëse objektet hotelierike i plotësojnë kushtet minimale-teknike për punë.

 

 

Ai nuk u përgjigj as pse, edhe pse është ministër prej 9 muajsh, nuk janë rishikuar licencat e dhëna për diskoteka, kabare dhe klube nate, si dhe nëse, përveç përgjegjësisë morale, ndien ndonjë përgjegjësi tjetër për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan.

 

“Kam thënë gjithçka që duhej për procedurat. Hetimi është në zhvillim dhe nuk dua të flas më shumë për të mos ndikuar në procesin hetimor. Organet kompetente po e bëjnë punën dhe do ta njoftojnë publikun kur të përfundojnë. Ndërkohë, kemi formuar një grup pune dhe tashmë kemi një draft për ndryshimet në Ligjin për veprimtari hotelierike, të cilin duhet ta shqyrtojë Qeveria. Kam theksuar se në vitin 2009, disa persona kanë keqpërdorur rregulloret për përmbushjen e kushteve minimale-teknike. Prandaj tani po parashikojmë kushte më të rrepta, kontrolle dhe dënime. Ministria e Ekonomisë nuk ka mekanizma dhe kompetencë për të kontrolluar nëse subjektet hotelierike i përmbushin këto kushte – këtë e kanë institucionet e tjera. Të gjithë ata që janë kompetentë duhet ta bëjnë punën e tyre dhe të kontrollojnë,” tha Durmishi, pa komentuar konstatimin se 99% e lokaleve hotelierike punojnë me shkelje.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Trump nis heqjen e emrave të politikanëve nga lista e zezë

Washington D.C.: Departamenti i Thesarit i SHBA tha sot...

Fillon projekti për rrugën Kondovë – Radushë – Jegunoc dhe qarkoren e Sfillares

Sekretari i Qeverisë, z. Hasim Murtezani, ka bërë të...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads