More

    Mexhiti: Nga 1 janari 2024, Qendra Klinike do të punojnë me një drejtor të përgjithshëm

    Nga 1 janari 2024 mendoj se do të kemi një Qendër Klinike që do të funksionojë siç duhet me qëllim që pacientet të marrin shërbim më të mirë shëndetësor, si dhe punonjësit shëndetësor të funksionojnë me lehtë, këtë e tha sot ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në konferencën e sotme për shtyp.

    Mexhiti thotë se nga 1 janari i vitit 2024, Qendra Klinike do të punojnë me një drejtor të Përgjithshëm.

    “Më besoni se tashmë kam gjithçka të përgatitur. Gati është informacioni deri te Qeveria. Që nga dita e parë punoj intesivisht për këtë problem dhe ky problem është telashi më i madh që dua ta zgjedh si kabinet dhe si ministri dhe njëherë e përgjithmonë të vendosen punët ashtu siç duhet në Qendrën Klinike dhe të funksionojë shumë më lehtë, në mënyrë më adekuatë dhe të jetë më efikase.

    Informacioni është gati në marrëveshje me Fondin me Sigurim Shëndetësor. E dini se fillimi i vitit të ri është pas Vitit të Ri dhe të gjitha përllogaritjet bëhen atëherë dhe me shumë gjasa pritet që nga 1 janari 2024 të fillojë të punojnë një Qendër Klinike me një drejtor të Përgjithshëm ose sido që të jenë modalitetet për këtë do të merremi vesh në të ardhmen”, tha Mexhiti.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup emërohet Muhsin Arifi

    Drejtor i ri i Spitalit Psikiatrik në Shkup është emëruar Muhsin Arifi, njofton derveni.mk. ”Të dashur miq,kolegë,bashkëpunëtor... Jam i nderuar të...

    Alternativa : Çfarë feston BDI-ja?

    Ali Ahmeti dhe partia e tij sot po kremtojnë 21 vjet funksionimi si parti politike, prej të cilave 20...

    Çmime të reja të derivateve të naftës

    Komisioni Rregullator për Energjetik publikoi çmimet e reja të derivateve të naftës që do të hyjnë në fuqi nga...

    Ndërpritet komunikacioni hekurudhor në Maqedoni, punëtorët kërkojnë pagat e muajt prill

    Qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndërprerë që nga mëngjesi i sotëm pasi punonjësit e mirëmbajtjes...
    WordPress Ads