E diel, 20 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Mesazhi i Fitër – Bajramit/ Reis Ulema i BFI-së: Bajrami mundësi për të shtrirë dorën e pajtimit!

Me rastin e Fitër Bajramit, kreu I BFI-së, Shaqir Ef. Fetahu, ka dërguar mesazhin e Bajramit. Sipas kreut të BFI-së, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë.

 

Në vazhdim mesazhi i plotë;

 

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

 

“I shpëtuar është ai që pastrohet, që e përmend emrin e Zotit të vet dhe që fal namaz!” (Kaptina Al-A`la, 14, 15)

 

Të nderuar besimtarë dhe besimtare,

 

Vëllezër dhe motra,

 

Nesër është dita e Fitër Bajramit, ditë e cila është festë gëzimi dhe krenarie për besimtarët që, me angazhim dhe devotshmëri, përmbushën obligimet e muajit të Ramazanit, duke përfshirë agjërimin dhe ibadetet e tjera.

 

Sot ndahemi nga muaji i bekuar i Ramazanit, përçka e falënderojmë Zotin e Madhërishëm që na mundësoi ta përjetojmë këtë muaj të shenjtë, ku dëshmuam se agjërimi është një obligim hyjnor, është një akt i forcës së besimit dhe vetëdijes për përkushtimin ndaj Zotit.

 

Gjatë këtij muaj zemrat tona u mbushën me besim dhe dije, ngritëm moralin, respektin, solidaritetin, humanitetin, tolerancën dhe paqen. Ky muaj na inkurajoi që të punojmë për një të ardhme të qetë, të ndritur dhe pozitive.

 

Për besimtarin, festa e Fitër Bajramit është kulmi i këtyre përpjekjeve dhe një ditë e madhe gëzimi. Është dita e fitores së besimit mbi mosbesimin, e fitores së të mirës mbi të keqen, e fitores së dijes mbi injorancën, e fitores së paqes mbi luftën, e fitores së solidaritetit mbi ndarjen, e fitores së respektit mbi urrejtjen, dhe e fitores së njerëzores mbi jonjerëzoren.

 

Fitër Bajrami është një ditë e veçantë, një ditë që shpreh falënderimin tonë të thellë për përkushtimin ndaj Zotit të Madhërishëm. Pra, le të jetë kjo festë një mundësi për të forcuar lidhjet tona me të tjerët, për të shprehur dashuri dhe respekt për familjet tona, për të shtrirë dorën e pajtimit dhe për të kujdesur për ata që kanë nevojë.

 

Vëllezër dhe motra,

 

Kam nderin e veçantë, që në emër të Bashkësisë Fetare Islame dhe në emrin tim personal, t`i përcjell urimet më të sinqerta për të gjithë besimtarët, kudo që ndodhen, duke lutur Allahun e Madhërishëm që t’i pranojë agjërimin, ibadetet dhe lutjet tona dhe t’i shpërblejë ato ashtu siç di vetëm Ai.

 

Gëzuar Fitër Bajramin! E gëzofshim të gjithë!

 

Shkup, 29.03.2025 Reisul-Ulema i BFI-së H.Hfz. Shaqir ef. Fetai

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Edhe Papazovi në “arrest shtëpiak”, Bekteshi e Maksuti plus 30 ditë paraburgim!

Ish-kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, kuadër i...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads