More

    Merkel: Nuk do të lejojmë asnjë ndryshim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës

    Ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm për Berlinin, kështu është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Këtë deklaratë e ka shprehur në Davos të Zvicrës.

    Sipas “Koha Ditore”, nga burime të sigurta, takimi i mbajtur në margjinat e Forumit Botëror Ekonomik të Davosit është shfrytëzuar nga kancelarja gjermane mes të tjerash për t’ia qartësuar presidentit serb se pozicioni gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi dhe marrëveshjes së paralajmëruar përfundimtare nuk ka ndryshuar.

    Një burim i mirinformuar i ka thënë gazetës se në takim Merkeli ia ka kujtuar Vuçiç pozicionin e Berlinit se ndryshimi i kufijve të Kosovës është i papranueshëm. Korrigjimi i kufijve apo këmbimi i territoreve është i papranueshëm për Qeverinë gjermane, ka thënë burimi.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    “Do t’ua presim kokën”, kërcënohen me jetë, deputetët e BDI-së (FOTO)

    Deputetët aktual të Kuvendit të Maqedonisë që përbëjnë pjesën kryesore të opozitës shqiptare janë kërcënuar me jetë. Kërcënimi është dërguar...

    Kufizohet balancuesi, më shumë maqedonas e më pak shqiptarë në administrat

    Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, ka njoftuar se janë ndryshuar përqindjet e balancuesit, mjetit për punësim sipas përkatësisë...

    Bexheti thotë Gashi nuk respekton dygjuhësinë dhe orarin: Jep dorëheqje dhe mos u nënshtroni aq sa ata nuk mund të ju shtypin më

    Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti ka drejtuar një sërë kritikash ndaj kreu të Kuvendit, Afrim Gashi, përcjell TV21. Bexheti...

    Policia në çdo cep të Shkupit, kontrolle të rrepta

    Dje (25.07.2024) në periudhën prej orës 18:00 deri në ora 00:00, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë vazhduar me...