More

    Mbi 100 mijë euro janë mbledhur në fondin që u hap pas vërshimeve në Skenderaj

    Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka folur për situatën në këtë qytet pas vërshimeve të fundit që u ka shkaktuar dëme të mëdha.

    Ai ka deklaruar se gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë.

    “Jemi në fazën kur po furnizojmë familjet që kanë nevoja, po strehojmë familjet që kanë kërkesa për strehim, jemi duke punuar në vlerësimin e dëmeve nga vërshimet në komunën tonë”.

    “Sipas raportit preliminar të vlerësimeve kemi 400 familje të prekura direkt nga vërshimet, 400 shtëpi të goditura nga vërshimet, pa përfshirë dëmet bujqësore dhe në biznese që kanë bërë. Vlera e dëmeve sillet mbi 15 milionë euro sipas raportit preliminar, ende nuk kemi të dhëna të tjera në detaje, por është raporti preliminar”, ka thënë Nura.

    Nura ka hapur një fond për të ndihmuar qytetarët të cilët janë dëmtuar nga vërshimet, ai ka treguar se sa para janë vendosur deri tani.

    “Rrogën e janarit e kamë dorëzuar në fond, kemi miq dhe dashamirë që po na ndihmojnë në këtë fond, mund të them se për një ditë e gjysmë sa ka ky fund që është hapur i kemi dikund mbi 100 mijë euro që janë vendosur, e që shpejtë do të bëhen publike”, ka thënë Nura në Klan Kosova.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Këto janë policët shqiptarë të cilët gjetën dy vajzat e humbura

    Para disa orëve u gjetën janë gjetur 12-vjeçarja Anisa Ajro dhe 15-vjeçarja Melisa Kurtishi të zhdukura dy ditë më...

    Ende nuk janë gjetur vajzat nga Shkupi, Anisa dhe Melisa

    Anisa Ajro nga Shkupi, nxënëse 12-vjeçare në klasën e shtatë dhe Melisa Kurtishi 15 vjeçare nxënëse në klasën e...

    Sot mblidhet kryesia e BDI-së në Tetovë

    Sot me fillim në orën 13:00 në Tetovë, BDI ka caktuar mbledhje të kryesisë së re të partisë. Sipas informacioneve...

    Vjedhje në Matkë, autorët janë pranë kapjes nga policia

    Në orët e vona të natës së djeshme është kryer vjedhje në lokalin Kulla Hillside Haven, me këtë rast...
    WordPress Ads