Në maje të sezonit turistik kur mijera turistë të huaj dhe të vendit e frekuentojnë Kanjonin e Matkës, duke shijuar bukuritë natyrore dhe flladin e lumit Treska.
Komuna e Sarajit si duket pas hapit të mirëpritur për vendosjen e shportave për mbeturina, harroi që të njejtat ti pastrojë rregullisht. Një foto derguar nga lexuesit e derveni.info duket shporta e stërmbushur dyfish më shumë dhe e papastruar për një kohë të gjatë.
Qasja e këtillë e institucioneve ndaj këtij lokaliteti atraktiv turistik flet për përkushtimin e tyre për zhvillimin e turizmit lokal.
Ju lutemi ta shpërndani sa më shumë këtë foto, që apeli për perkushtim më të madh për Matkën të artijë deri te veshi i organeve kompetente për mirëmbajtje dhe pastrim./derveni.info