More

    “Lulëzon” tregtia me Kolumbinë, importet e Shqipëris rriten me 136% në 2018-n

    Importet nga shteti i largët i Kolumbisë drejt Shqipërisë kanë njohur një rritje të fortë gjatë tre viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT, në 2018-n, u importuan nga Kolumbia mallra me vlerë gati 2 miliardë lekë, me një rritje prej 136% në krahasim me vitin e mëparshëm, ndërsa deri në 2015-n kishin qenë në vlera të papërfillshme (shiko grafikun: Importet nga Kolumbia drejt Shqipërisë).

    Ndonëse në vlerë absolute, mallrat që importojmë nga Kolumbia janë të ulëta, duke e renditur në total në partnerin e 41 nga 242 shtete në 2018-n, rritja ka qenë shumë e fortë.

    Por sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, Kolumbia renditet në vend të 11 për nga rritja e iimporteve në vlerë absolute, pas Izraelit, Kinës, Turqisë, Rumanisë, Spanjës, Kroacisë, Greqisë, Holandës, Francës, Indisë (shiko grafikun: 20 shtetet me rritjen më të madhe të importeve në vlerë absolute në 2018-n).

     

    Për krahasim, rritja e importeve nga Kolumbia është dy herë më e lartë sesa e atyre nga shteti fqinjë, Kosova.

    Nëse e shohim sipas grupmallrave, janë tre grupet kryesore që kanë dhënë ndikim në këtë rritje të fortë. Fillimisht ishin “frutat dhe arrat e lëngshme”, ku zëri kryesor ishte banania, si dhe “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara”.

     

    Importet nga Kolumbia dhe kokkainna

    ‘Arbri Garden’ kompania e cila transportoi në ngarkesën e saj me banane nga Kolumbia 613 kilogramë kokkainnë në fillim të vitit 2018 kishte porositur tre kontenierë në total me frutin ekzotik.
    Policia dhe dogana kanë përfunduar kontrollin dhe në dy kontenierët e mbetur kanë rezultuar të pastër pasi nuk është gjetur lëndë narkotike.
    Dyshimet për përfshirjen e ‘Arbri Garden’ në trafikun e drroggës nga Amerika Latine kanë qenë të hershme.

    Në vitin 2015 Policia e Durrësit referoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda një material ku dyshonte se Arbër Çekaj pronari i firmës merrej me trafikun e droggërrave të forta.
    Por ky hetim u pushua nga Krimet e Rënda për shkak të informacioneve që u kërkuan nga Ekuadori.
    Përgjigjet nga ky vend nuk erdhën asnjëherë dhe prokurorët në Shqipëri e arkivuan çështjen, raporton Tv Klan.

    - Marketing -Ajsel Medica

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    spot_img

    Të fundit

    Sulmohet fizikisht shoferi i Zijadin Selës në Tetovë, dërgohet në spital

    Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona. Sipas burimeve, sulmi...

    Vlen sa 1 mijë muaj! Rëndësia e Natës së Kadrit

    Ndër netët më të shenjta në kalendarin islam është Nata e Kadrit (Nata kur Kur’ani zbriti në tokë). Ndodh...

    Moti sot në Maqedoninë e Veriut

    Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje shiu. Vende vende do të jetë jostabil...

    Kacafytje në mes dy grupeve në Lëvizjen Besa

    Aktualisht, nuk ka informacione të konfirmuara nga burime zyrtare apo media të besueshme lidhur me një përplasje mes shoferit...