Disa ditë pas festës së 1 Majit kur Liqeni Treska u vizitua nga banorët e Shkupit e rrethinës, fotografitë e mbeturinave të grumbulluara në çdo skaj të liqenit dëmtojnë imazhin edhe ashtu të rrënuar të këtij kapaciteti turistik. Përndryshe këtë vit sipas vizitorëve të intervistuar Liqenin Treska e vizituan një numër dukshëm më i vogël i turistëve se sa në vitet e kaluara.
Natyrshëm shtrohet dilema: Kush ka interes që Liqenin Treska ta shëndrroje në deponi të mbeturinave?
Autoritetet lokale tashmë disa vite premtojmë investim, por në fakt situata shkon dtejt përkeqsimit.


