More

    Liga e Parë e Maqedonisë, katër skuadrat shqiptare sot luajnë në udhëtim

    Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut vazhdon edhe sot me pesë ndeshje në program të xhiros së shtatë.

    Katër skuadrat shqiptare, Struga Trim Lum, Shkëndija, Gostivari dhe Voska Sport do të luajnë në udhëtim.

    Kampionët në fuqi, Struga do të jetë mysafire e Bregallnicës në Shtip, Shkëndija e Tetovës do të luajë në Kratovë ndaj Sileksit. Gostivari vjen në kryeqytet për tu përballur me Makedonija Gjorce Petrovin, përderisa Voska takohet me Rabotniçkin.

    Pjesë e programit të xhiros së shtatë për ditën e sotme është edhe ndeshja ndërmjet Tikveshit dhe Vardarit që luhet në Kavadar. Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot, duke nisur nga ora 15:00.

    Kujtojmë se takimi i vetëm i luajtur ditën e djeshme, i takoi Shkupit që fitoi ndaj Brera Strumicës me rezultatin minimal 1:0.

    TË NGJAJSHMEARTIKUJ
    Rekomanduar për ju

    Të fundit

    Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

    Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski njoftoi sot, se kanë mbyllur edhe 10 markete të tjera në...

    Sot regjim i posaçëm i komunikacionit për shkak të Maratonës së Shkupit

    Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se sot duke filluar nga ora 08:00, për shkak të mbajtjes së...

    Sulm terrorist në Ankara: Të plagosur dy policë

    Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se dy terroristë, të cilët erdhën me një automjet të vogël para...

    Shkup: Theret për vdekje një 35-vjeçar dhe i vihet flaka banesës ku qëndronte

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të rëndë që ka ndodhur në Shkup, më datë...
    WordPress Ads