E premte, 25 Prill, 2025
11.8 C
Skopje

Kush po i fshehë pamjet e kamerave në diskotekën “Puls”

Shkup, 6 prill – Kanë kaluar 21 ditë dhe Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçani. Më 16 mars humbëm 60 jetë të reja dhe sot, 21 ditë më vonë, ende jemi në zi – por ajo që dhemb më shumë është që e vërteta po fshihet dhe askush nuk po mban përgjegjësi. Kështu akuzon BDI, e cila pyet se çfarë ndodhi me kamerat e sigurisë kur të gjithë e dinë që serverët kanë mbijetuar!.

 

“A është e vërtetë që pamjet tregojnë festa me pjesëmarrjen e zyrtarëve lokalë të policisë disa ditë para tragjedisë? A ishin ata të pranishëm edhe ditën e ngjarjes? Kush i ka ato pamje, kush i fshehu dhe pse nuk janë bërë publike deri më sot? I drejtohemi Dhomës së Kompanive të Sigurisë – a ka qenë e licencuar agjencia ‘Rubikon’? Sa prej të punësuarve të saj kanë qenë të licencuar sipas ligjit? Dhe në fund – e gjithë hierarkia lokale policore, nga stacioni deri te Ministri, kanë ditur që lokali punonte pa licencë, se përdorej piroteknikë dhe lëndë narkotike. Dhe të gjithë kanë heshtur. Sot, 21 ditë më vonë, asnjë nuk ka marrë përgjegjësi – as morale, as ligjore”.

 

Kjo heshtje, thuhet më tej në reagimin e BDI-së, nuk është vetëm turp institucional – kjo është bashkëfajësi. “Dhe ne nuk do të lejojmë që e vërteta të fshihet dhe përgjegjësia të shmanget”.

Më të lexuara

Stuhi e fuqishme në pjesët lindore të Shkupit

Një stuhi me erë të fortë, bubullima dhe reshje...

“Luftë” e madhe në Hasanbeg – berberat i rritën çmimet, reagojnë ashpër banorët

❌ Reagim ndaj Rritjes së Çmimeve nga Berberët në...

Stevço Jakimovski dënohet me tre vjet e gjysmë burg

Kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski është dënuar...

Drejtori turk në Shkup denoncon kërcënime nga bashkëshorti i një punonjëse

Më 15.04.2025, në orën 12:00, në SPB Shkup është...

Shkupjani i ka dhënë 23.000 euro për ta punësuar nipin, pasi nuk e punësoi e denoncoi mashtruesin

Më 23.04.2025, në orën 19:30 në SPB Shkup, një...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads