E premte, 16 Maj, 2025
11 C
Skopje

“Kush është i radhës?” paralajmëron aksion guerilas përpara PTHP në Shkup

Lëvizja “Kush është i radhës?” u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në një performancë simbolike që do të mbahet nesër në mesditë para Prokurorisë Themelore Publike në Shkup.

Siç thonë ata, me këtë aksion guerilas ata synojnë t’u kujtojnë qytetarëve të vendit se lëvizja nuk do të ndalet së ushtruari presion dhe së avokuari për drejtësi për të gjitha viktimat e korrupsionit sistemik.

“Është koha e duhur që qytetarët e Maqedonisë sonë të ndërgjegjësohen, korrupsioni dhe pushteti vrasin! Dy muaj pas aksidentit tragjik dhe të pakëndshëm në të ashtuquajturën diskotekë “Pulse” në Koçani, ju kujtojmë se secili prej nesh mund të jetë i radhës, dhe askush prej nesh nuk dëshiron të jetë viktimë e re e të ashtuquajturës sistemi dhe institucionet përkatëse. Siguria duhet të jetë një e drejtë e garantuar për çdo qytetar dhe ne nuk do të ndalemi së punuari në këtë drejtim. Institucionet duhet të na shërbejnë të gjithëve, dhe të gjithë duhet të jetojmë në qytete të sigurta, në një mjedis për të cilin kujdesemi dhe në një sistem të drejtë në të cilin jemi të barabartë dhe të lirë. Kush është i radhës?” do të avokojë për këtë derisa të bëhet realitet. Ju ftojmë të na bashkoheni në homazhin tonë simbolik më 16 maj në orën 12:00 para Prokurorisë Publike në Shkup”, thotë lëvizja qytetare.

Nga Lëvizja “Kush është i radhës?” “u bën thirrje qytetarëve t’u bashkohen prindërve të të vrarëve në Koçan, të cilët mblidhen çdo të shtunë në orën 16:05 në Parkun e Revolucionit dhe marshojnë nëpër rrugët e qytetit të Koçanit duke kërkuar drejtësi pa dallim.

Më të lexuara

Aksident tragjik në rrugën Draçevë-Katllanovë – humb jetën një i ri nga Studeniçani

Mbrëmë rreth orës 22:20 në SPB Shkup është raportuar...

Pagesa elektronike e taksës rrugore po ndryshon, ja çfarë ka të re

Qeveria ka marrë një vendim për ndryshimin e rregullave...

Kreshnik Bekteshi lëshohet në shtëpi

Ekipi i prokurorëve që po vepron në lëndën e...

I mituri me kërcënim dhe përdorim force dhunon një fëmijë 14-vjeçar

Më datë 14.05.2025, në orën 20:00 në SPB Shkup,...

Kallëzim penal ndaj një personi nga Shkupi, mashtroi dy persona për mbi 100 mijë euro

SPB Kumanovë ka ngritur kallëzim penal kundër F.S. (35)...

Shtetasi i Kosovës ndalohet për ryshfet në “Bllacë”, vendosi 10 euro në pasaportë

Gjatë ditë së djeshme në pikën kufitare “Bllacë” është...

Netananyahu: Nuk ka fund lufta në Gaza, por pranojmë armëpushim të përkohshëm

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të martën se mund...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads