Shtetasi i Kosovës ndalohet për ryshfet në “Bllacë”, vendosi 10 euro në pasaportë

Gjatë ditë së djeshme në pikën kufitare “Bllacë” është ndaluar një shtetas i Kosovës pasi i njëjti, sipas Policisë, tentoi të korruptonte policët me 10 euro.

 

“Më datë 15.04.2025 rreth orës 19.30 në vendkalimin kufitar Bllacë e Poshtme, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria Sh.B. (51) nga Kosova, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhënia e ryshfetit” nga neni 358 paragrafi 1 i Kodit Penal. Gjegjësisht, gjatë kontrollit kufitar, ai ka paraqitur dokumente për veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kosovës, të cilën po e voziste dhe në pasaportën e tij ka vendosur një kartëmonedhë prej 10 eurove. Është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm