Nga 1 nëntori sërish biletë letre për një udhëtim në transportin publik në Shkup

Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e sotshme vendosi që çmimi i biletës me një drejtim do të kushtojë 50 denarë.
NQP Shkup do të blejë 300.000 bileta elektronike që mund të blihen në autobusët e qytetit. Ata do të duhet të vërtetohen në mënyrë identikë si biletat “e Shkupit”.
Çmimi i biletës është më i lartë për faktin se ato do të blihen te shoferët në autobusë.
Për të stimuluar përdorimin e kartës “Skopska”, këtë vjeshtë qytetarët do të mund të rimbushin kartën e tyre nga telefoni i tyre celular, por edhe të kontrollojnë se sa para dhe gjiro kanë mbetur në llogarinë e tyre. Marrëveshja e lidhur me Telekomin e Maqedonisë është paraparë që të përfshihet edhe kjo mundësi për qytetarët, e cila duhet të zvogëlojë pritjet para qendrave të NQP-së për shitje të biletave në të gjithë Shkupin.
Po ashtu, në përfundim e sipër është realizimi i Android aplikacionit të ri për transportin publik në Shkup që do t’u mundësojë qytetarëve që përmes telefonave celularë të kontrollojnë oraret e autobusëve, si dhe të kenë qasje në kohën më të shkurtër të mbërritjes së autobusit të radhës në ndonjë stacion të caktuar.

