E martë, 20 Maj, 2025
22.4 C
Skopje

Kreu i PD Lulzim Basha takim me presidentin Donald Trump

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Është vetë Basha që e ka bërë publik takimin e zhvilluar në SHBA.

“Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët.

Sapo mbylla një vizitë dy ditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë Javës së Shtëpisë së Bardhë për Zhvillimin e Fuqisë Punëtore ku po diskutohen iniciativat e administratës Trump mbi uljen e taksave, trajnimin profesional, stazhet e punës dhe financimin e studimeve.

Mirënjohje të pakufishme Presidentit Trump dhe SHBA për mbështetjen për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Më të lexuara

Një maturant gjendet i vdekur

Dje në hyrje të Strumicës, në lokacionin prapa magazinës...

Blerant Ramadani jep dorëheqje nga detyra e Kordinatorit Nacional

Sekretari i përgjithshëm i ASh-së Blerant Ramadani sot ka...

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Fetai: Kryeministri Mickoski ka bërë shumë për shqiptarët

Zëvendëskryeministri Arben Fetai, në emisionin ClickPlus, ka dalë në...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads