E diel, 11 Maj, 2025
23.8 C
Skopje

Krenar Lloga, u takua sot në Bernë, kryeqytetin e Zvicrës, në ditën e Pavarësisë, me homologen e vet, Elisabeth Baume Schneider

Forcohen kontaktet e nivelit të lartë me Zvicrën: Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, takon në Bernë homologen zvicerane, pas takimit me Prokurorin e Përgjithshëm helvetik

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga, u takua sot në Bernë, kryeqytetin e Zvicrës, në ditën e Pavarësisë, me homologen e vet, Elisabeth Baume Schneider (Departamentit Federal të Drejtësisë dhe Policisë FDJP). Ky është takimi i dytë me autoritetet më të larta të drejtësisë së Zvicrës, pas takimit të paradokohshëm me Prokurorin e Përgjithshëm të Konfederatës, Stefan Blaetler.
Synimet e këtij intensifikimi të kontakteve janë:
Forcimi i bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit;
Shkëmbimi i informacionit për këto kategori krimesh, pasuritë e paligjshme, problemet me ekstradimet në vendin tonë etj; mundësia për ndihmë eventuale në sistemin e burgjeve, por edhe shkëmbimi i përvojave në këto fusha.
Ministri Lloga mori premtimin për bashkëpunim në këto segmente, që parashikojnë firmosjen eventuale të marrëveshjes mes dy palëve në fushën penale dhe atë civile, trajnime ekspertësh, ndihmë institucionale dhe vizitën e homologes Schneider në Shkup.
Kjo është vizita e parë pas shumë viteve e një Ministri të Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, ku jeton një numër i madh i shtetasve të republikës sonë.

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads