Sot u nënshkruajt marrëveshja për njohjen reciproke të patentë shoferëve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë.
Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë, nënshkruajtën marrëveshjen për njohjen reciproke të patentë shoferëve.
Gjithashtu u nënshruajt edhe memorandumi për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje u bë nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski.